Java e 27 ka shënuar fundin e fazës së tretë të “Abissnet Superiores“. Kampionati hyn tashmë në javët e tij të fundit dhe ekipet nuk kanë kohë për gabime në mënyrë që të arrijnë objektivat e tyre. Gara më e ashpër është përqendruar në fundin e tabelës.
Kastrioti ka bërë një tjetër surprizë. Pas fitores së sotme me Vllazninë është arratisur nga zona e akullt në renditje dhe ka shtuar edhe më shumë ethet për Dinamon. Krutanët tashmë mbajnë vendin e 7 në “Abissnet Superiore“, duke u shkëputur me 8 pikë diferencë nga skuadra dinamovite, me të cilët do të përballen javën e ardhshme.
Gara mbetet gjithashtu e hapur edhe për Kupat e Europës, ku Laçi dhe Kukësi po rrezikojnë pozitat e tyre pas rezultateve zhgënjyese të marra nga java në javë. Rezultate këto, që mbajnë në lojë edhe Vllazninë me Partizanin. Në një kampionat ku të gjitha skuadrat po lu.ftojnë si për mbijetesë, ashtu edhe për Europë, Tirana i ngjason më tepër një “të huaji“ në “Abissnet Superiore“. Bardheblutë udhëheqin të qetë renditjen dhe po marshojnë të pashqetësuar drejt titullit kampion me një diferencë prej 14 pikësh nga vendi i dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/