FIFA ka publikuar renditjen e re pas ndeshjeve që kanë zhvilluar Kombëtaret. Shqipëria përfiton tre pozicione të reja me listën e fundit. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e 66, ndërsa ishin në të 69.
Këtu ndikon fitorja ndaj Hungarisë dhe spektakli i ofruar me San Marinon. Ndërkohë rritje njeh edhe Kosova që mbërrin në të 109 pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë. /Sport Ekspres/