Ndryshim pozicioni për Shqipërinë në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja kuqezi ka ndryshuar pozicion, duke humbur dy vende në krahasim me muajin e kaluar.
Djemtë e Panuçit renditen në vendin e 59-të në kuotën e 1.381,16 pikëve. Barazimi ndaj Jordanisë ka patur ndikimin e vet, duke llogaritur që luanim përballë një kundërshtari më të dobët, por kjo ishte vetëm një miqësore. Ndeshja e vërtetë është ajo kundër Izraelit, që do të zhvillohet nesër në orën 20:45.
Belgjika vazhdon të jetë kombëtarja më e mirë dhe kryeson, e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Kroacia dhe Uruguai kompletojnë pesëshen e parë, ndërsa më pas renditen Portugalia, Anglia, Spanja, Zvicra dhe Argjentina.
Gjermania e Lëvit renditen në vendin e 13-të, ndërsa Italia e Mançinit ka humbur një pozicion dhe tashmë renditet në vendin e 21. Rritjen më të madhe e ka bërë Peruja, e cila është ngjitur tre pozicione dhe aktualisht renditet në vendin e 18-të.