FIFA ka publikuar renditjen e re sa i përket Kombëtareve pas ndeshjeve të tetorit. Aty vëmë re disa ndryshime teksa Kosova po vazhdon më rënien e saj. Dardanët kanë shkuar në vendin e 117 duke u kaluar nga Namibia dhe humbur një pozicion.
Nga krahu tjetër më mirë nuk ndodhet as Shqipëria që ka lënë tre pozicione. Barazimet e fundit ndaj dy kundërshtarëve më të lehtë në letër kanë sjellë edhe këtë rënie të kuqezinjëve në renditjen e FIFA-s. /Sport Ekspres/