Renditja/ E bukura e kësaj Seria A, ekipet e Milanos u kthyen për “të pushtuar” kampionatin

Nga Klaudio Ndreca

E bukura e kësaj Seria A në këtë sezon janë janë ekipet e Milanos. Ose për të qenë më saktë duhet të themi se Serisë A i është kthyer bukuria. Milani dhe Interi janë dy skuadrat që po kryesojnë kampionatin duke ndarë respektivisht vendin e parë dhe të dytë në Itali. Sigurisht që jemi ende në ndeshjet e para të këtij sezoni, por nga ana tjetër nëntë takime janë mjaftueshëm për të parashikuar ecurinë e skuadrave. Thuajse që prej vitit 2011 nuk kishte ndodhur që të dy ekipet e Milanos të kishin organikë konkurruese në të njëjtën kohë.

Në gjithë këto sezone të fundit opinioni sportiv ka “qarë” largimin e ikonave dhe historisë nga vendet e para. Megjithëse duhet thënë se edhe futbolli italian ka pasur “përralla” të bukura si në rastin e Atalantës, që i dha më tepër bukuri Serisë A. E në këtë sezon të ri Milani dhe Interi po ndajnë dy vendet e para, duke mos pasur diferencë të madhe pikësh nga ndjekësit, por duke parë formën e tyre janë një realitet krejtësisht tjetër. Gjithashtu edhe Juventusi do të jetë sërish në garën e titullit, me një arsye më tepër që quhet Kristiano Ronaldo.

Pavarësisht se Andrea Pirlo kërkon kohën e tij për të mësuar makinën e re që i është besuar, shumë luksoze, trajneri i ri do të ketë si udhërrëfyes gjithmonë Ronaldon që do ta ndihmojë sapo të devijojë rrugën. E një konkurrencë mes këtyre tre ekipeve për Skudeton e këtij viti do të na kthente Serinë A e kohëve të arta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online