“E përjetova shumë keq”! Humbja lë shije të hidhur në Shkodër, Djarmati: Një ditë do humbnin, por jo kështu

Vllaznia ka marrë humbjen e parë në këtë sezon. Kukësi mposhti kuqeblutë në “Loro Boriçi“ me rezultatin 2-4, ku loja qendroi e ndezur deri në sekondat e fundit të takimit. Por kjo humbje ka lënë një shije të hidhur në Shkodër. I ftuar në studion e emisionit “Fair Play“ të gazetares Enkeleida Zeko, Matko Djarmati ka shprehur pakënaqësitë e tij për këtë disfatë. Drejtori sportiv i Vllaznisë shprehet se humbjen e prisnin një ditë, por nuk i pëlqeu fakti që erdhi në këtë mënyrë.

“Nuk e prisnim që do të mbaronte në atë mënyrë ndeshja me Kukësin. Vërtet e përjetova shumë keq. Një ditë do të humbnim, por nuk e prisnim kështu. Si çdo ndeshje deri tani, ne e kishim përgatitur si duhet. Ishin tre ditë intensive, por në fund nuk arritëm dot të marrim rezultatin pozitiv.

Kemi bërë disa gabime individuale, por ashtu si luajtën çunat deri në fund, jam i kënaqur. Kam parë një lojë cilësore, kishim raste. Kur sulmon me shumë vetë, lë hapësira mbrapa. Më vjen keq që nuk shënuam kur ishim 2-1, pasi do të kishte qenë ndryshe”, ka thënë Matko Djarmati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online