Sot janë luajtur një pjesë e ndeshjeve të vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Bylisi nuk ka zhgënjyer kundër Vorës. Mallakastriotët kanë bërë detyrën duke fituar me rezultatin 2-1. Një rezultat ky që e dërgon përkohësisht të vetëm në krye, teksa i kalon presionin Erzenit që do të luajë një sfidë të vështirë me Korabin e vendit të tretë. Tre pikët ka arritur ti marrë edhe Besëlidhja, që ka mposhtur Apoloninë me shifrat 2-1. Ndërkohë tre takimet e tjera janë ndarë në barazim pa gola, me përjashtim të Pogradeci-Burreli që përfundoi 1-1.
Java e 23-të, Kategoria e Parë
Bylis – Vora 2-1
Besëlidhja – Apolonia 2-1
Pogradeci – Burreli 1-1
Turbina – Lushnja 0-0
Tomori – Tërbuni 0-0