Rëndësia e madhe e Myrto Uzunit te Granada, do të luajë pa asnjë ditë stërvitje

Granada do të përballet kundër Osasunas në transfertën e sotme të La Liga. Myrto Uzuni vjen në këtë takim pasi zhvilloi ndeshjen kundër Bullgarisë për 90 minuta, ditën e martë. Pavarësisht se nuk ka asnjë ditë stërvitje me Granadan, për shkak të rëndësisë së madhe te ekipi i tij, Uzuni pritet që ta nis titullar.

“Uzuni nuk do të jetë në stërvitje, ai mbërriti në Barcelonë mbrëmë dhe ne kemi vendosur që ai të udhëtojë direkt në Pamplona. Ka luajtur të gjithë ndeshjen një ditë më parë dhe do ta shohim nesër në mëngjes, megjithëse na thotë se është mjaft mirë. Ai mungon në stërvitjen e sotme, por do të jetë atje për të luajtur nesër”, tha trajneri i Granadas në konferencën e djeshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online