Rekuperim që po zgjat pa fund, Milani shkon kundër Juventusit pa liderin kryesor të skuadrës

Ibrahimoviç po vazhdon me rikuperimin nga dëmtimi që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë. Pavarësisht se suedezi u rikuperua shpejt, një lëndim në stërvitje bëri që të rikthehet përsëri në terapi intensive për shërimin e plotë të këmbës. Gazeta italiane “SportMediaset” ka publikuar dhe gjendjen e Ibrahimoviçit se dhe kur do të rikthehet në fushë.

Sipas kësaj gazete, Ibra do të humbë të paktën dy ndeshjet e para të Janarit, që janë Benevento dhe Juventusi. Kuqezinjtë e kanë vuajtur shumë mungesën e suedezit në sulm dhe do të detyrohen të bëjnë pa të në supersfidën Milan-Juventus, që është një përballje direkte për vendin e parë në klasifikim. Megjithatë lajme të mira vijnë tek “djajtë”, pasi Bennacer është rikuperuar plotësisht./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online