Idhulli shqiptar? Kumbulla “zhgënjen” tifozët e Romës, zgjedh si model një ish-lojtar të rivalëve të përjetshëm

Me përfundimin e Serie A për këtë vit kalendarik, futbollistët kanë marrë kohën e nevojshme për të shijuar festat e fundvitit. Në këtë periudhë pushimesh shumë lojtarë kanë zgjedhur të shpenzojnë më tepër kohë në rrjetet e tyre sociale. Këtu nuk bën përjashtim as një nga thesaret më të çmuara shqiptare, Marash Kumbulla.

Ky i fundit ka vendosur të ftojë ndjekësit e tij t’i adresojnë pyetje, për të shuar kureshtjet e tyre. Mirëpo i pyetur se cili është idhulli i tij shqiptar, mbrojtësi kuqezi jep një përgjigje që ndoshta mund të zhgënjejë tifozët verdhekuq.

Kumbulla shkruan se modeli i tij shqiptar është pikërisht kapiteni legjendar i Kombëtares sonë, Lorik Cana, i cili në vitet e fundit ka karrierës ka mbajtur veshur fanellën e rivalëve të përjetshëm të Romës, atë të Lacios./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online