“Rekordin e batutave e mbate Trashi”, Hoxha tregon prapaskenat e merkatos: Isha afër transferimit në Turqi

Alban Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Magazine” në “Ora News“ të moderuar nga Drilon Xhepollari. Portieri i Partizanit gjatë intervistës është kthyer edhe pas në kohë, atëherë kur ishte pranë kalimit në kampionatin turk. Kapiteni i të kuqve tregon se cilat ishin arsyet që largimi i tij nga Partizani nuk u realizua, megjithëse nuk pendohet për qendrimin kryeqytet. Në fund zbulon edhe më tepër detaje rreth grupit të lojtarëve te skuadra e Partizanit, ku veçonte Trashin si njeriun e rekordeve për sa i përket batutave.

“Disa herë kam pasur kërkesa. Por kjo gjë nuk ka qenë vetëm në dorën time. Ka qenë edhe në dorë të klubit, duke qenë se kam qenë gjithmonë në kontratë. Klubi nuk e ka parë të arsyeshme që t ëiki diku jashtë. Deri diku edhe fati ka ndikuar. Kanë shkuar gjërat deri në një farë pike dhe kanë ngecur pastaj. Nuk është se jam pishman për këtë pjesë.

Paraqitja kundër Ferencvaroshit? Atëherë kam qenë shumë afër transferimit në Turqi, por klubet nuk ranë dakort për çmimin e kartonit tim, duke qenë se unë isha pjesë e ekipit kombëtar dhe bëra atë që bëra në Champions League. Kështu që klubi mendoi se unë vleja diçka më shumë se sa ofroi ekipi turk. Për këtë arritën deri në një farë pike dhe ngecën bisedat, duke mos u bërë transferimi.

Njeriu i batutave të Partizani? Rekordin e mbante Trashi. Ai ka qenë njëshi i batutave. Që kur iku ai nuk ka ndonjë tip batutash. por është grup i mirë që ka atmosferë. Rrimë bashkë gjithmonë dhe kjo është një gjë e mirë për një ekip. Veçmas nuk ka. Belica është pak më seriozi”, ka thënë Alban Hoxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online