Rekordi i Higuain, vetëm Sarri ia di “ilaçin”

Gonzalo Higuain gjeti dy herë rrjetën në ndeshjen e fundit mes Çelsit ndaj Hadërsfilld. Sulmuesi shijoi golat e parë nën fanellën e “bluve” të Londrës, por njëkohësisht barazoi edhe një rekord të veçantë për të.

Ishte insistimi i trajnerit Mauricio Sarri për ta marrë në Angli, pasi timonieri e njeh mirë argjentinasin dhe ja di aftësitë që ai ka. Higuain ka realizuar golin e 37 në po kaq ndeshje që ka pasur Sarrin trajner. Një statistikë e veçantë dhe tepër interesante, që tregon se trajneri ia di “ilaçin” lojtarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *