Tre skuadra në garë për titullin në Premier Ligë. Një betejë sa e ashpër, aq edhe spektakolare në fushë. Mançester Siti, Liverpul dhe Çelsi po i përgjigjen njëra-tjetrës ndeshje pas ndeshje, duke vendosur edhe një rekord unik.
Në 129 vjet histori të futbollit në elitën e futbollit anglez, nuk kishte ndodhur asnjëherë që tre skuadra të mos e njihnin humbjen pas 12 javëve të para. Ecuri fantastike e tre skuadrave, të cilat kanë treguar se lufta do të vazhdojë deri ne fund.
Mançester Siti kryeson renditjen në Premier Ligë me 32 pikë, pas 10 fitoreve dhe 2 barazimeve. Ecurisë së jashtëzakonshme të “sitizens” i janë përgjigjur Liverpuli (30 pikë pas 9 fitoreve dhe 3 barazimeve) si edhe Çelsi që i ndjek me 28 pikë (8 fitore dhe 4 barazime).