Në ndeshjen mes Chelsea-t dhe Bournemouth-it është parë reklama më e keqe në historinë e futbollit. Pas një dueli me kundërshtarin, takat e Marc Cucurrella-s dalin jashtë përdorimit. Lojtari i bluve të Londrës ngre këpucën e tij në ajër për t’i treguar stafit të tij se nuk mund të luante më me të.
Një veprim që padyshim ka qenë reklama më e keqe e mundshme për kompaninë gjermane të veshjeve sportive, “Puma”. Anëtarë të stafit të Chelsea-t i kanë sjellë Cucurella-s një model tjetër këpucësh, duke bërë që lojtari 24-vjeçar ta përfundojë ndeshjen e tij me dy lloje të ndryshme takash futbolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Marc Cucurella completely tore his boot
pic.twitter.com/vqKmiuaY4s— JDM (@Joshua__DM) December 27, 2022