Reja publikon nesër listën e Kombëtares, zbulohet lojtari që ka marrë ftesën e trajnerit të kuqezinjve

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trajneri Edoardo Reja do të dalë ditën e nesërme në një konferencë për shtyp, ku do të publikojë edhe listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e muajit qershor. Por pavarësisht se lista e plotë do të dalë nesër, klubi i Leçes bën me dije se Kastriot Dërmaku do i bashkohet grumbullimit të kuqezinjve, teksa ka marrë ftesën e Edi Rejës.

Shqipëria do të ndeshet me Islandën në 6 qershor dhe me Izraelin në 10 qershor. Dy sfida këto të vlefshme për Ligën e Kombeve. Gjithashtu kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe një takim miqësor me Kombëtaren e Estonisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *