“Reja ndërhyri për ta dërguar në Itali”, Vata jep versionin tjetër të krisjes me Brojën: Aty nisi konflikti

Rudi Vata ishte i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Skaner“ në “MCN TV“, ku ka prekur çështjen Broja. Së fundmi është folur për një krisje të raporteve mes sulmuesit shqiptar dhe trajnerit Reja, ndërsa Vata tregon një version tjetër për ftohjen e marrëdhënies mes palëve. Sipas tij shkak është bërë transferimi i Brojës te Southampton-i, ndërsa Reja ndërhyri për ta dërguar në radhët e Udinezes.

“Në aspektin e menaxhimit të futbollistëve, Reja ka bërë një gabim të madh me Brojën. Në verë Broja kishte dilemë për t’u huazuar në verë. Aty ndëryhyri Reja, duke i sugjeruar të shkojë në Itali. Sulmuesi me familjen vendosën të qëndrojnë në Angli. Aty nisi edhe konflikti mes trajnerit dhe Brojës. Sulmuesi refuzoi sugjerimin e Rejës, për t’u transferuar diku tjetër. Dihet që Reja tentoi ta dërgojë Brojën te Udinese”, ka thënë Rudi Vata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online