Ekskuzive/ Gazetari shqiptar i Kosovës flet për kaosin: Nuk e harrojmë lobimin e FSHF në UEFA si nuk duhet të harroni lojtarët nga Kosova te Shqipëria

Shumë diskutime dhe polemika janë ngritur në kohët e fundit pasi Shqipëria U-21 ka humbur me shifrat 2-1 ndaj Kosovës U-21. Lufta brenda llojit është më e keqja dhe kjo u konfirmua nga përballja e takimit vëllazëror. Sikur të mos mjaftonte festa e madhe në përfundimin e takimit, në një kohë që Kosova nuk siguronte asgjë me fitoren e arritur dhe qëndron ende në vendin e parafundit, ishte Andin Lokaj që i ka trazuar ujërat më tepër. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me gazetarin nga Kosova, Mërgim Rrecin, që jep mendimin e tij mbi këtë çështje. “Fitorja e Kosovës është fitore e Shqipërisë dhe fitorja e Shqipërisë është fitorja e Kosovës”. Kjo është fryma e duhur dhe ajo që përbën thelbin e bashkëpunimit që duhet të ketë në kombin tonë.

“Është për keqardhje që pas çdo ndeshje mes dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, ka komente dhe debate të tilla që kanë vetëm një rezultat, përçarjen dhe prishjen e raporteve të shkëlqyeshme vëllazërore që kanë dy shtetet. Opinionet nganjëherë mund të jenë edhe të rastit, por që mund të kenë efekt të madh negativ në këtë drejtim. Është krejtësisht normale që në ndeshjet futbollistike, basketbollistike e në sporte tjera ku takohen këto dy vende, sportistët e të dyja palëve kërkojnë fitoren e madhe brenda tyre, sepse mbi të gjitha kjo është natyra dhe karakteri i sportit, natyrë ku sportisti lufton për fitore dhe rezultate kulminante, aq më tepër kur merr besimin e përfaqësimit të vendit te tij.

Mentaliteti i fituesit duhet të jetë në çdo ndeshje, por gjithcka përfundon aty, me rezultatin e ndeshjes që në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë faktor që i dëmton raportet e shkëlqyeshme, Kosovë – Shqipëri. Mediat, opinioni publik si dhe në veçanti trajnerët e futbollistët duhet të jenë të kujdesshëm në këto raste, sepse reagimet euforike para apo pas ndeshjeve mund të kenë efekte më ndryshe se sa në rrethana tjera. Ishte për vlerësim maksimal sjellja e tifozëve në ndeshjen Kosova U21 – Shqipëria U21, me “Dardanët” që me këngët e thirrjet më të mira i përshëndetën futbollistët e Alban Bushit, madje edhe në momentin kur ata ishin në avantazh.  Në kuptimin e gjerë, fitorja e Shqipërisë nuk është humbje e Kosovës, e as fitorja e Kosovës nuk është humbje e Shqipërisë, sepse çdo sukses i madh i cilësdo palë, shijohet në të dyja vendet dhe nga të gjithë shqiptarët.

Kosova nuk mund të harrojë lobimin dhe ndihmën që ka dhënë Shqipëria për pranimin e saj në UEFA dhe FIFA, por Shqipëria nga ana tjetër nuk mund të harrojë kontributin e madh që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin futbollistët që vijnë nga Kosova dhe mbi të gjitha mbështetjen e madhe që ka marrë dhe po merr nga tifozët e këtij vendi. Hiç më larg se në ndeshjen ndaj Polonisë, në shkallët e stadiumit ishin rreth 10 mijë tifozë nga Kosova për të mbështetur Shqipërinë, një fakt që flet shumë.

Ky është një pasqyrim i qartë i raportit të ngushtë historik dhe emocional që këto vende kanë me njëra-tjetrën, pasqyrim që tregon poashtu marrëdhëniet e pathyeshme mes tyre. Parimi që suksesi i Kosovës është edhe i Shqipërisë, ashtu siç suksesi i Shqipërisë është suksesi i Kosovës, duhet të jetë gjithmonë pranë e mes nesh, natyrisht duke kërkuar nga secila palë të bëjë më të mirën në aspektin sportiv, respektivisht duke kërkuar rezultatin qoftë edhe nëse kanë përballje direkte. Bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të jetë më i madh nga viti në vit në të gjitha aspektet, sepse vetëm pranë e me njëri-tjetrin mund të jemi më fortë”, shprehet Rreci. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online