“Reja ka bërë punë fantastike”, trajneri i Anglisë flet para Shqipërisë: Po mendojmë si t’i shpërthejmë mbrojtjen, kanë ende shanse kualifikimi

Shqipërinë e pret një mbrëmje shumë emocionuese në ndeshjen kundër Anglisë. Megjithëse janë ulur ndjeshëm shanset për kuqezinjtë që të arrijnë në Botëror, ndeshja në Wembley është prestigji për Kombëtaren tonë. Pak më parë ishte trajneri Southgate që ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka komentuar pak edhe Shqipërinë.

“Stërvitja ka shkuar mirë, kemi disa mungesa të rëndësishme, por jemi mësuar me to tani. Jam shumë i lumtur me mënyrën sesi lojtarët janë stërvitur dhe janë gati për nesër. Nuk e kemi nënvlerësuam as Hungarinë, ata ishin shumë të mirë në mbrojtje. Jemi të fokusuar shumë për ndeshjen kundër Shqipërisë, duhet ta lëvizim shpejt topin pasi këto lloj ekipesh janë të organizuara mirë.

Ne e njohim Shqipërinë nga ndeshja e parë atje, por e kemi parë edhe nga takimet e tjera që ka zhvilluar në grup. Janë ekip shumë i organizuar, Reja ka zhvilluar një punë fantastike. Kanë ende disa shanse për t’u kualifikuar, nuk fokusohemi kurrë te një lojtari i caktuar, por te loja e tyre në grup. Po mendojmë diçka për të shpërthyer mbrojtjen e tyre”, ka thënë Southgate. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online