Reja humb edhe Kumbullën për ndeshjet e nëntorit, Xheko lë mbrojtësin shqiptar pa Kombëtare

Një lajm aspak pozitiv vjen nga Italia. Marash Kumbulla me shumë mundësi nuk do të bashkohet me kuqezintjë për ndeshjet e nëntorit. Lojtarit i ka mbërritur ftesa për takimet e radhës, por në Itali ende nuk japin dritën jeshile për udhëtimin e mbrojtësit shqiptar drejt Tiranës. Shkak për këtë është bërë Edin Xheko.

Sulmuesi boshnjak rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe kjo ka bërë që autoritetet shëndetësore të Romës të hezitojnë për të lejuar futbollistët e skuadrës verdhekuqe të grumbullohen me Kombëtaret e tyre. Një telash më vete ky për Edi Rejan, që humb 3 mbrojtës të rëndësishëm në sprintin final të kuqezinjve. Dermaku dhe Mihaj mungojnë për shkak dëmtimi, ndërsa kësaj liste tashmë i shtohet edhe Marash Kumbulla, që kishte nisur të zinte vendin e titullarit në ekipin kombëtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online