Intervistat/ “E kam për fat që drejtoj Skënderbeun edhe tani“, Ahmataj i bindur: Nuk ka vend për të shkuar në krizë

Ndeshja e fundit e javës së dytë të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Vllaznisë është mbyllur me shifrat 0-2. Shkodranët marrin fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke treguar shenja në këtë fillim sezoni se janë gati të rikthehen aty ku u takon, në luftë mes më të mirëve. Ndërkohë pas përfundimit të takimit, vetë protagonistët kanë dhënë prononcimet e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

Ahmataj (Skënderbeu): “Unë jam i lumtur dhe koshient për Skuadrën që kam marrë. Jam i lumtur që drejtoj Skënderbeun. Jam me fat që drejtoj Skënderbeun edhe në këtë gjendje dhe jo vetem kur ka qenë mirë. E vlerësoj shumë këtë skuadër sepse po të jetosh në Korçë e kupton se çdo të thotë për këtë qytet. Nga ndeshja e Teutës kemi humbur 2 lojtarë dhe një tjetër e humbëm në Kupë. Lojtarët e rinj nuk arrijnë të mbajnë dot 90 minuta në Superiore. Nuk ka asnjë vend për të shkuar në krizë. Ne e dimë atë që po punojmë dhe që po krijojmë. Kemi marrë një pikë me Teutën dhe kemi humbur një ndeshje. Por kjo nuk do të ndikojë fare në skuadër. Kemi në dorë t’i bëjmë gjërat mirë pastaj rezultatet vijnë në fushë. Janë djem të rinj dhe si shfaqen një periudhë nuk shfaqen në një periudhë tjetër. “

Brdariç (Vllaznia): “E dimë për atmosferën në qytetin tonë. Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Është një kapitull i ri. E dimë që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Kur fiton duket e thjeshtë, por nuk është ashtu. Nuk kemi objektiva madhor. Duam të jemi konkurues dhe me këmbë në tokë. Mendoj se jemi të vetedijshëm për çdo gjë që mund të ndodhë këtë vit. Jetojmë në një situatë të veçantë.Luajmë pa tifozë. Luajmë për këtë klub, për tifozët tanë. Duhet të mbajmë atmosferën shumë lart. I thashë të gjithëve që ditën e parë. Ne po ndërtojmë një ekip të ri dhe duhet kohë. Duhet të jemi të kujdesshëm me fjalët. Ne duhet të qendrojmë të përulur dhe të punojmë me modesti dhe këmbëngulje. Nuk e di kush shënoi sot, nuk ka rëndësi, ne jemi një ekip”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online