Reja e ka të qartë mënyrën si do luajë në sulm ndaj Spanjës, bëhet gati Myrto Uzuni dhe i padiskutueshmi i tifozëve

Reja e ka të qartë planin se si do të luajë kundër Spanjës. Trajneri italian do të ketë në majën e sulmin dyshen Myrto Uzuni-Armando Broja. I pari vjen nga transferimi te Granada, si hapi i madh i karrierës, megjithëse mbetet në pritje të golit të parë zyrtar në La Liga.

Nga ana tjetër, Armando Broja është i padiskutueshmi i tifozëve si ikona e re e Kombëtares. Historitë e shkuara mbeten atje, tashmë është një kapitull i ri dhe Reja nuk ka dyshime sa i përket aktivizimit të sulmuesit të Southampton. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *