Reja duhet të llogarisë ndeshjet pa Kumbullën, mësohet koha e rekuperimit për mbrojtësin shqiptar

Marash Kumbulla ishte i pafat mbrëmjen e djeshme. Futbollisti shqiptar u detyrua të largohej nga fusha që në pjesën e parë. 22-vjeçari u dëmtua gjatë takimit që Roma po zhvillonte kundër Monzës, ndërsa sot mësohen më tepër detaje nga lëndimi i tij.

Bëhet fjalë për një dëmtim muskular për lojtarin e Kombëtares kuqezi, që do ta lërë jashtë fushave për 3-4 javë. Kështu, Reja duhet të bëjë llogaritë pa Kumbullën për Ligën e Kombeve. Me pak fat, Marashi mund të jetë i gatshëm vetëm për ndeshjen e dytë të Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *