Reina flet si kuqezi: Gjithçka për ta kthyer Milanin ku i takon

Ndonëse ka në ekip një portier shumë cilësor si Xhanluixhi Donaruma, Milani pak kohë më parë firmosi edhe me Pepe Reinan, i cili ka mbyllur kontratën me Napolin dhe ka vendosur të zgjedhë kuqezinjtë, pavarësisht se nuk ka garanci për të luajtur rregullisht.

Portieri spanjoll, tashmë në Rusi me kombëtaren për Kupën e Botës, ka lëshuar një intervistë në OndaCero, ku ka folur për të ardhmen e tij kuqezi.

“Ajo me Milanin është një sfidë shumë tërheqëse. Po flasim për një klub që ka diçka historike. Do të jap gjithçka dhe do të vendos gjithë pasionin tim që ta ndihmoj këtë klub të kthehet aty ku i takon. Jam shumë krenar për karrierën time, sepse kam luajtur në klube të mëdhenj si Barcelona, Liverpul, Bajern e Napoli”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *