Pas një performance fantastike në ndeshjet përgatitore për këtë sezon te Barcelona, Rei Manaj do të dërgohej te Spezia në formulën e huazimit me të drejtën e blerjes. Megjithatë sulmuesi shqiptar nuk e ka fshehur se objektivi i tij kryesor ishte rikthimi te katalanasit dhe marrja e ftesës nga Xavi, të paktën për miqësoret e para.
Por duket se kjo ëndërr është e pamundur që të realizohet për Rei Manaj. “La Gazzetta dello Sport” raporton se Spezia do të blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar. Flitet për 2.7 milionë euro që do të derdhen në arkat e klubit spanjoll, për të hequr dorë nga lojtari i Shqipërisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/