Lionel Mesi është larguar përfundimisht nga Barcelona dhe ndryshe nga rastet e mëparshme këtë herë nuk ka një “prapakthehu”. Ylli argjentinas do të nisë aventurën e re dhe më shumë mundësi do ta shohim me fanellën e PSG.
Mes reagimeve të shumta mbi këtë largim ka ardhur edhe nga ana Rei Manaj. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë pjesë e stërvitjeve të ekipit të parë me Barcelonën, duke pasur fatin që të punojë me “pleshtin”.
“Unë ndihem me fat që kam punuar me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Ishte kënaqësi e madhe për mua që të mësoja nga ty. Mesi, paç fat”, shkruan Manaj. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram