Juventusi dëshiron të veshë Lokatelin bardhezi, krahu i djathtë i Rejas te Shqipëria: Nuk do bëja çmenduri për të

Manuel Lokateli ishte një nga surprizat e bukura të Italisë së Mançinit në Euro 2020. Mesfushori i Sasuolos tregoi një nivel të lartë, duke nxitur kështu interesimin e klubeve të mëdha për shërbimet e tij. Juventusi nisi menjëherë negociatat për transferimin e lojtarit, por çmimi i kartonit ka bërë që akordi të mos arrihet ende.

Në një prononcim për “Radio Bianconera”, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë transferim edhe krahu i djathtë i Rejas në Kombëtaren e Shqipërisë. Serxho Porrini pëlqen cilësitë e lojtarit, por nga ana tjetër sugjeron ish-skuadrën e tij që të mos bëjë çmenduri për Lokatelin.

“Po të isha Juventusi do të vazhdoja negociatat, sepse lojtari ka treguar që mund të qendrojë në nivele të mëdha. Por nuk do të bëja çmendurira“, ka thënë Serxho Porrini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online