Rei Manaj flet pas dy golave të shënuar, trajneri i Barcelonës B të mahnit: Tani nuk na largon më njeri!

Nga Klaudio Ndreca

Teksa te Barcelona po diskutohet ende për trajnerin e ri që mund të zëvendësojë Setien, gjithmonë e më tepër ideja Pimienta është duke marrë jehonë. Tekniku i ekipit B është duke arritur rezultate të mahnitshme dhe falë fitores me penallti në shifrat 5-3 ndaj Badajoz, ka mbërritur në finale duke i’u afruar Segunda Division.

Vlerësimet janë mëse të drejta për Pimientën pasi në këto takime pa luajtur pa futbollistët e tij më të mirë si Riqui Puig, Kike Saverio, Ansu Fati dhe Hiroki. Pra katalanasit e vegjël nuk kishin asnjë element për të bërë diferencën i vetëm dhe për këtë arsye loja është bazuar te i gjithë grupi. Nisur nga kjo, Pimienta ka zgjedhur që të guxojë në prononcimin e dhënë pas ndeshjes: “Grupi i lojtarëve tanë e meritoi që të arrinte në finale dhe tani nuk do të na largoj më njeri nga qëllimi ynë për në “Seguna Division”. Kjo është një skuadër fituese, jam krenar për këta djemë për mënyrën sesi kaluan deri këtu, për mënyrën sesi luajtën në shtesën pas kohës së plotë”.

Nga ana tjetër ishte Rei Manaj që ka treguar gjithashtu shpirtin e sakrificës në intervistën pas ndeshjes. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e barazimit për t’i mbyllur 90 minutat në 1-1, ndërsa nuk do të gabonte as nga pika e bardhë.

“Jam shumë i lumtur që e kaluam këtë fazë dhe shkuam në finale. Ishte shumë e rëndësishme kjo për ekipin. Golat e mi ishin diçka plus për mua, por që normalisht me rëndësi është që shkuam në finale dhe tani do të përgatitemi me stafin për të dielën. Te penalltitë sigurisht që ndikon shumë edhe fati, por nuk duhet harruar emocioni që ndiejnë lojtarët. Ne te Barcelona nuk ndiem as presion, asgjë. Tani kemi edhe ndeshjen e fundit që do të jetë më e vështirë se dy të parat që kemi kaluar deri tani. Por duhet të futemi me qetësi në fushë, të japim gjithçka dhe në fund që të jemi ne ata që të kalojmë më tej”, u shpreh Manaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online