Regi Lushkja po kthehet i paprekshëm te Sherif Tiraspoli, një hap larg turit të tretë të Champions League pas Mariborit

Regi Lushkja ka nisur që të kthehet në lojtar i paprekshëm te Sherif Tiraspoli. Lojtari shqiptar e ka nisur nga minuta e parë edhe në transfertën e sotme ndaj Mariborit. Një ndeshje që u mbyll në barazimin pa gola duke i rritur së tepërmi shanset e kualifikimit më tej.

Ndërkohë Lushkja ka qenë për 90 minuta në fushën e blertë. Kjo dëshmon më së miri që afrimi i ardhur nga Laçi do të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të Tiraspolit në këtë sezon, me kualifikimin në grupet e Europës që nuk janë mision i pamundur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *