Ylber Ramadani është kthyer në një mesfushor të preferuar në Serinë A. Një tjetër ekip ka hyrë në garë për lojtarin e Shqipërisë pas Leçes. Këta të fundit i dërguan ofertën zyrtare Aberdeen që zotëron kartonin e këtij futbollisti.
Oferta prej 1.2 milionë eurosh është refuzuar nga Aberdeen që kërkon të përfitojë më tepër nga shitja e Ramadanit. Vetë lojtari e kërkon me ngulm transferimin në Serinë A, ndërsa në orët e fundit, garës i është bashkuar edhe një tjetër skuadër, Verona. /Sport Ekspres/