Refuzuan 75 milionë euro nga PSG, Napoli shet mesfushorin për 25 milionë euro

Një gabim i së shkuarës i vjen ndër mend Napolit këtë verë. Everton ka gjetur akordin dhe Allan do të jetë sërish nën urdhërat e Karlo Ançelotit, po shifra që do të arkëtojnë të kaltrit është vetëm 25 milionë euro. E thënë ndryshe çereku i asaj që do të mund të kishin përfituar.

Në janar të vitit të shkuar ishte sërish tekniku Italian që dëshironte shërbimet e mesfushorit, por atëherë në radhët e PSG-së. Parizienët nuk u kursyen aspak, teksa ofruan 75 milion euro, që do e bënin Allan shitjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e Napolit.

Megjithatë në Itali refuzuan, duke pasur parasysh formën mjaft të mirë të lojtarit, i cili shihej si një nga pikat më kyçe të skuadrës. E ja ku vijnë 1 vit e gjysmë më vonë, me pendesën e gabimit nga e shkuara, duke lënë të lirë brazilianin të bashkohet me Ançelotin te Everton./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online