“E meritoj Topin e Artë”, Levandovski tregon prapaskenat kundër Barçës: Po mendonim 5-1 para ndeshjes

Robert Levandovski ka zhvilluar këtë vit sezonin më të mirë të karrierës së tij. Polaku ka qenë një makineri golash, duke kryesuar në kampionat, Champions dhe në Kupë. Në fund të 3-ja këto trofe përfunduar në duart e tij. Bazuar në këtë fakt, sulmuesi i Bajerni të Mynihut nuk ka dyshime se kujt i takonte Topi i Artë këtë vit. Nëse “France Football” nuk do të anullonte ceremoninë e dhënies së çmimit më të lakmuar për futbollistët, atëherë Levandovski beson se do ishte ai fituesi.

“Topin e Artë e meritoja unë. Ne fituam gjithçka që mund të fitohej. Unë isha golashënuesi më i mirë në çdo kompeticion. Mendoj se nëse një lojtar ka arritur kaq shumë, atëherë ai duhet ta fitojë Topin e Artë”, ka thënë polaku në një intervistë për “Onet”.

Më tej ka folur edhe për suksesin në Champions League, ku spikati ai triumf i jashtëzakonshëm kundër Barcelonës me shifrat 8-2. Levandovski tregon se vetëbesimi ishte në nivel shumë të lartë te bavarezët, ndërsa para ndeshjes kundër katalanasve nuk kishin dyshime se do të fitonin, madje edhe me rezultat të thellë.

“Para ndeshjes ne e dimin që do ta mundnim Barcelonën. Dikush madje tha se do të dilnim 5-1, por një 8-2 është një gjë krejt ndryshe. Ishim shumë të sigurt. Para ndeshjes kundër Barcelonës, Gnabri dhe Kimish më takuan. Ata nuk pyetën fare nëse do ta fitonim ndeshjen, por nëse do të fitonim Champions League. Unë iu përgjigja ‘Po’”, ka përfunduar Levandovski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online