Godberg Cooper është futbollisti i Kukësit që erdhi si afrim në muajin janar dhe shihet si një gjetje e verilindorëve në merkato. Një futbollist i cili shihet me prespektivë të lartë, ndërsa edhe objektivat e Cooper janë shumë të largëta.
Kohë më parë sulmuesi do të shprehte dëshirën për të qënë pjesë e Serisë A, ndërsa tashmë përcakton edhe objektivin e merkatos. Në një prononcim të shkurtër për mediat ganeze, Cooper ka treguar se refuzoi edhe ftesën e Italisë U-18 për të përfaqësuar kombin e tij.
“Në lidhje me ekipin kombëtar më kanë ftuar te Italia U-18. E refuzova pasi që nga fëmijëria kam ëndërruar që të luajë për tokën mëmë. Lëkura dhe gjaku im i përket Ganës”, ka thënë Cooper. /Sport Ekspres/