Refuzon ofertën e Pep Guardiolës për Anderlehtin, Vinsent Kompani kërkon t’ia dalë i vetëm

Pep Guardiola mbeti pa një asistent në stolin e Manchester Cityt disa muaj më parë, kur Mikel Arteta vendosi të largohej me “qytetarët’’ kur mori një ofertë nga Arsenali. Pas këtij momenti, Pep është duke kërkuar një zëvendësues, një njeri të cilit mund t’i besojë për të udhëhequr klubin anglez me të.

Personit që i është ofruar një post i tillë është ish-mbrojtësi i Manchester City, Vincent Kompany, por kjo ofertë është refuzuar kategorikisht nga lojtari. Futbollisti nga Belgjika aktualisht është aktiv në radhët e Anderlecht dhe ka ka një kontratë me ekipin deri në vitin 2022.

Edhe pse një ofertë nga Manchester City është vështirë të refuzohet nga një individ, mesa duket Kompany ka vendosur për t’i qenë besnik ekipit aktual Një rikthim i 34 vjeçarit do të ishtë nje lajm i gëzueshëm për tifozët e Etihad, pasi ata e cilësojnë mbrojtësin si një legjendë të ekipit. Vincent Kompany luajti për City-n në periudhën 2009-2019, ku më pas u transferua tek klubi i Belgjikës, Anderlecht, ku aktivizohet edhe si lojtar edhe si trajner, diçka që rrallë herë ka ndodhur në historinë e futbollit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online