Pak javë na ndajnë nga mbyllja e merkatos dhe Adnan Januzaj është ende në kërkim të një ekipi. Lojtari shqiptar refuzoi rinovimin me Real Sociedadin, duke dalë lojtar i lirë këtë verë. Interesim për të kanë shfaqur ekipe si Napoli apo edhe Evertoni me Ëest Ham-in, por sulmuesi 27-vjeçar hezitoi të thoshte “po”.
Megjithatë ditët kanë kaluar dhe tashmë Januzaj gjendet në vështirësi për të sistemuar të ardhmen e tij. Nga Napoli dhe Premier Liga, tashmë Adnan Januzaj zgjon interes në… Serinë B. Në Itali raportojnë se Xhenoa po shqyrton mundësinë për të bindur sulmuesin shqiptar që të firmosë me ta. Sigurisht që një ofertë e tillë nuk është aspak ajo që Januzaj priste, pasi lojtari 27-vjeçar synonte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/