Refuzoi propozimin e klubit, përjashtohet Kamer Qaka!

Te Steua e Bukureshtit ka një çështje dhe lidhet me mesfushorin Kamer Qaka. Një vit më parë presidenti Xhixhi Bekali u dashurua pas mesfushorit, i cili shkëlqente te Poli Iashi. Rreth 400 mijë euro të paguara për 23-vjeçarin dhe kontratë 5-vjeçare për Qakën.

Por Bekali është i parashikueshëm. Para ndeshjes së fundjavës me Voluntarin u tha se mesfushori do huazohet te kjo skuadër, por zbriti në fushë si titullar me Steauan. Pas ndeshjes, presidenti i ekipit rumun thuri elozhe.

“Si mund ta largoj Qakën pas asaj paraqitjeje të bërë?”. Tashmë situata ka ndryshuar dhe zbulohet gjithçka ndodh. Ndaj Rapidit të Vjenës mesfushori nuk u grumbullua dhe presidenti Bekali tregon se e ka hequr nga lista.

“Qaka është lojtari i parë për t’u larguar. Doja ta dërgoja atë te Poli Iashi, por refuzoi. Kjo është e gjitha, sidoqoftë unë e hoqa nga lista. Unë nuk kam kohë të rris fëmijë”, është shprehur mes të tjerash numri një i Steauas (FCSB).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *