Finalja e dytë e Kupës Libertadores mes River Plejt dhe Boka Zhunjors do të luhet të dielën në orën 20:30 dhe tani është plotësisht zyrtare. Ekzistonte vetëm një mundësi që kjo sfidë që të mos luhej, nëse Boka do ta fitonte ndeshjen në tavolinë, për shkak të incidenteve që ndodhën para ndeshjes që u shty pak javë më parë.
Konfederata e futbollit të Amerikës Jugore nuk e ka pranuar kërkesën e bërë nga ana e drejtuesve të Bokës, për të marrë fitoren në tavolinë, duke mos e marrë në konsideratë sulmin që tifozët e River Plejtit i bënë autobusit të lojtarëve.
Ndeshja e parë ka përfunduar në shifrat 2-2, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në Spanjën, në Madrid, ku do të përcaktohet dhe fituesja e një prej finaleve që u konsiderua si më e madhja në botë, megjithatë bukuria u zbeh nga ngjarjet që ndodhën, duke e kaluar disi në plan të dytë futbollin.