“Florentino Perez më ka kontaktuar dhe refuzova, pasi i kisha dhënë fjalën presidentit Anjeli dhe klubit të Juventusit”… Një ditë pasi Reali do të zyrtarizonte Lopeteguin në stol, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, do të rrëfente prapaskenën e bujshme, duke lënë për të kuptuar se ndoshta ai dinte gjithçka, pra për transferimin e shekullit, Ronaldo te Juventusi…
Jo vetëm kaq, por ai është siguruar se veç Ronaldos, do të vijnë edhe big të tjerë në vazhdim, pasi projekti bardhezi është në rrijte e sipër dhe nuk ka ndër mend të frenojë…
Trajneri, që sipas “Gazzetta dello Sport” kontaktoi me CR7 telefoniksht ditën e djeshme, pra një ditë nga zyrtarizimi, ka dashur t’i urojë mirëseardhjen personalisht portugezit. Vetëm një telefonatë miqësore, pasi për pjesën tjetër taktike dhe teknike të funksionalitetit të Ronaldos, do të bisedohet kur ai të mbyllë pushimet.
Sakaq, për mediet spanjolle, Lopetegui, trajneri i Realit, i telefonoi Ronaldos dhe bëri një tentativë të dëshpëruar, por Kristiano kishte vendosur dhe nuk kthehej më mbrapsht.