Nedim Bajrami ka dhënë një intervistë për “La Nazione“, ku tregon më tepër rreth objektivave të tij për këtë sezon. Mesfushori shqiptar po gjen formën e duhur në skuadër, ndërsa një javë më parë shënoi edhe një gol spektakolar kundër Milanit. Bajrami rrëfehet se qëllimi i tij është të shënojë gola me peshë për ekipin e tij. Sa i përket zërave për një largim drejt Fiorentinës gjatë verës që lamë pas, “fantazisti” i skuadrës toskane shprehet se ndihet i lumtur që qendroi te Empoli.
“Të shënuarit është gjithmonë i rëndësishëm. Kjo më jep besim edhe për ndeshjet e ardhshme, ku shpresoj të jem gjithnjë e më mirë. Natyrisht që duhet të vazhdoj në këtë rrugë dhe të përpiqem të përsëris performancën me Milanin, edhe nëse do të kemi përballë kundërshtarë të ndryshëm.
Merkatoja? E vërteta është se është pjesë e lojës dhe ne duhet të mësohemi disi me të. Në verë është tregu dhe është e natyrshme të dëgjohen zëra. Por dua të nënvizoj se jam i lumtur që kam qëndruar në Empoli. Jam shumë i lidhur me këtë klub dhe këtë mjedis dhe dua të jap maksimumin për ekipin për sa i përket golave ??dhe asistimeve.
Qëllimi im është gjithmonë të jap më të mirën. Dua të bëj mirë dhe mbi të gjitha të shënoj gola me peshë për ekipin. Ndjej se mund të jap një kontribut të rëndësishëm dhe përqendrohem në këtë, sepse ne kemi mundësinë të arrijmë shpëtimin dhe absolutisht duam të kemi sukses”, ka deklaruar Nedim Bajrami./Halit Delibashi-Sport Ekspres/