Mesfushori shqiptar ishte suksesi i madh i merkatos, presidenti i Empolit: Do rrisim Asllanin e ri

Krisjtan Asllani së bashku me Ricci-n ishin dy goditjet në merkaton dalëse të Empolit. Klubi toskan shiti mesfushorin shqiptar në drejtim të Interit, duke bërë kështu një sukses të madh në tregun e transferimeve. Presidenti i klubit italian ka folur për “La Stampa”-n, për të cilën ka thënë se emërimi i Zanetti-t në krye të pankinës do të bëjë të mundur që ekipi të rrisë Asllani të rinj në të ardhmen.

“Ai është trajneri i duhur për ne. Jemi të kënaqur me punën e tij dhe jemi të sigurt se kemi identifikuar se kush do të bëjë të mundur që të rritet Ricci apo Asllani i ri, sepse Zanetti vlerëson të rinjtë”, ka thënë Fabrizio Corsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online