Pas yjeve të rinj të Brazilit, Reali blen edhe portier. Klubi kampion Europe ka zyrtarizuar blerjen e portierit Andrij Lunin, datëlindja 1999, nga Zorja.
Portieri ukrainas, tashmë titullar te Ukraina U-21, por i grumbulluar edhe nga ekipi A, kërkohej prej shumë klubesh, por ka pranuar ofertën e Realit, duke firmosur deri në vitin 2024 me Los Blancos.
Lunin ka debutuar me Dnipron në vitin 2016, ndërsa që prej tetorit të atij viti u bë lojtar kyç. Më pas Dnipro falimentoi dhe Zorja e “rrëmbeu” verën e shkuar, ndërsa tani e shet te Reali për 14 milionë euro, një biznes i jashtëzakonshëm.
Comunicado Oficial: Andriy Lunin.https://t.co/edPUeJZnyh#RealMadrid pic.twitter.com/h6QAUxQDm4
— #CHAMP13NS ??? (@realmadrid) June 22, 2018