Nuk është Reali më i mirë i mundshëm, nuk është as Reali mesatar, sepse kampionët e Europës sot në derbin ndaj Getafes patën 90 minuta ankthi, duke vuajtur deri në fund ndaj një rivali luftarak dhe në formë. Në fakt, përtej meritës së Getafes, Reali fitoi me shumë vuajtje 2-1 kryesisht për faj të vet, sepse ka kohë që nuk po luan mirë dhe duket një kopje e shëmtuar e atij Reali që u tall me Barcelonën në Superkupë.
Gjashtë minuta para fundit vendosi Kristiano Ronaldo, që më në fund është zhbllokuar në kampionat dhe ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm, për vete dhe Realin.
Benzema shënoi në pjesën e patë, por Getafe nuk u dorëzua dhe Molina ktheu baraspeshën, duke vënë në siklet Realin me mungesa dhe pa frymëzim, që u shpëtua nga Kristiano në fund.
Ndërkohë, në pjesën e parë Ronaldo u bë pjesë e një episodi të veçantë, sepse një tifoz me fanellën e Realit u fut në fushë dhe shkoi ta përqafonte, ndërsa askush nuk e vuri re, duke e marrë për lojtar të Realit fillimisht.