“Reali të puthi kudo ku shkel Bale”, menaxheri i uellsianit i thotë të gjitha: Ajo çfarë i bënë ishte një turp

Gareth Bale më në fund u largua nga Reali i Madridit për një rikthin në shtëpinë që e rriti si futbollist dhe që e ktheu në vëmendjen e gjithë Europës, Tottenham. Raporti i uellsianit me “galaktikët” kishte kohë që ishte krisur, me lojtarin që për shumë kohë ngrohu stolin në Madrid.

Por pas huazimit në Londër, menaxheri i lojtarit ka vendosur të flasë hapur e t’i thotë të gjitha ashtu siç i mendon në një intervistë për “BBC Radio 4”. Barnett shprehet se Reali nuk e ka trajtuar ashtu siç e meritonte, ndërsa përfundon me një frazë të fortë, ku thekson se klubi spanjoll duhet të puthë vendin ku shkel Bale.

“Për mendimin tim, ai nuk u trajtua mirë nga klubi. Për ato që ka arritur në 7 vite mendoj se meritonte një tjetër trajtim. Ajo çfarë i bënë (tifozët) ishte një turp dhe Reali nuk ndihmoi në atë situatë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë me Tottenham-in dhe të mos na duhet të jemi në pozicionin për t’u rikthyer sezonin tjetër. Nuk dua që Bale të rikthehet te Reali i Madridit. Për të gjitha ato që ai ka arritur, Real Madridi duhet të puthi kudo ku Gareth shkel”, ka qenë deklarata e fortë e Jonathan Barnett./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *