Pas përfundimit të ballafaqimit të parë mes Realit të Madridit dhe Liverpulit, Jurgen Klop do të shprehte ankesat e tij në lidhje me fushën e vogël të stadiumit “Alfredo di Stefano”. Trajneri gjerman do të deklaronte se në “Anfield” do i tregonte kundërshtarëve se si është të luash në një stadium të vërtetë. Por leksionin këtë herë e jep përsëri Reali i Madridit, që i mëson Klopit se faji për mungesën e rezultatit nuk ishte i stadiumit.
Të dyja skuadrat kanë barazuar me shifrat 0-0 mbrëmjen e sotme në Angli, duke bërë që ekipi i udhëhequr nga Zidanë të pret një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League. Pavarësisht se në fazën e grupeve luajtën kualifikimin deri në ndeshjen e fundit, në fazën me eliminim direkt “galaktikët” i tregojnë të gjithëve se mbeten ende një “ujk i vjetër” i këtij kompeticioni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/