Reali i Madridit nuk lë vend për befasi as me formacionin e dytë, eleminon me goleadë kundërshtarin nga Kupa e Mbretit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Reali i Madridit ka siguruar kualifikimin për në 16 më të mirat e Kupës së Mbretit. Ançeloti ka kryer rotacion në përballjen e sotme, duke i dhënë hapësira lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në këmbë. Megjithatë, edhe formacioni i dytë i Realit ishte tejet i fortë për Deportivo Minerën.

Madrilenët kanë eleminuar me goleadë skuadrën që luan në ligat inferiore të Spanjës. Valverde (5’), Kamavinga (13’), Arda Gyler (25’, 88’) dhe Modriçi (55’) vulosën fitoren 0-5 për Realin e Madridit./Sport Ekspres/