Reali i Madridit nuk i besoi më për ta mbajtur, Isco zgjedh ekipin e ri dhe kërkon të hakmerret ndaj madrilenëve në La Liga

Pas largimit nga Real Madrid, Isco më në fund ka një klub të ri. Sevilla përfitoi nga fakti që mesfushori ishte lojtar i lirë pas largimit nga Real Madridi dhe e solli në radhët e tyre. Skuadra spanjolle përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se Isco është afër nënshkrimit të kontratës me klubin nga jugu i Spanjës.

Ai tashmë është i pranishëm në skuadrën e Julen Lopeteguit për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. “Kemi arritur marrëveshje parimore me Iscon që mesfushori andaluzian të bëhet përforcimi i tretë i kësaj vere. Ai tashmë ka mbërritur në Sevilla dhe nesër duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë dyvjeçare”, shkruhet në njoftim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online