Pas largimit nga Real Madrid, Isco më në fund ka një klub të ri. Sevilla përfitoi nga fakti që mesfushori ishte lojtar i lirë pas largimit nga Real Madridi dhe e solli në radhët e tyre. Skuadra spanjolle përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se Isco është afër nënshkrimit të kontratës me klubin nga jugu i Spanjës.
Ai tashmë është i pranishëm në skuadrën e Julen Lopeteguit për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. “Kemi arritur marrëveshje parimore me Iscon që mesfushori andaluzian të bëhet përforcimi i tretë i kësaj vere. Ai tashmë ka mbërritur në Sevilla dhe nesër duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë dyvjeçare”, shkruhet në njoftim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/