Reali i Madridit njihet për shpenzimet e saj të çmendura në merkato. Dy nga shpenzimet më të mëdha kohët e fundit për madrilenët kanë qenë dy talentet e futbollit brazilian. Vinicius dhe Rodrigo u morën nga kampionati brazilian, respektivisht nga Flamengo dhe Santos. Reali pagoi 45 milionë euro për secilin lojtar që ti bënte për vete.
Vinicius është bashkuar që këtë verë me ekipin, ndërsa Rodrigo do të bashkohet pak më vonë, apsi është lënë te Santos momentalisht. Pikërisht mbrëmjen e kaluar, Brazili i 20-vjeçarëve zhvillonte një miqësore kundër Kilit. Në këtë ndeshje të dy talentet e Realit ishin në lojë dhe golin e vetëm të sfidës për brazilianët e shënoi pikërisht Rodrigo.
Ishte një aksion individual i Vinicius, i cili kaloi mjaft mirë nga krahu i majtë, për t’u futur më pas në qendër, ku asistoi për shokun e tij të ardhshëm të ekipit në Madrid. Rodrigo u tregua mjaft i saktë para portës duke shënuar për kombëtaren e tij. Shenja mjaft të mira këto nga dyshja e talentuar, ku madrilenët besojnë shumë.
???? ¡Buena asistencia de @vini11Oficial y definición de calidad de Rodrygo en el gol de Brasil sub-20 ante Chile! #HalaMadrid pic.twitter.com/LIEY3fv6LN
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 14, 2018