Reali e ka gjetur “çelësin” e asaj që deshiron dhe që duhet të jetë

Flakrim Jusufi

Real Madridi ka qenë gjithmonë një klub ku fjala ‘stabilitet’ ka qenë shumë e vështirë të arrihet. Për një arsye apo një tjetër ishte e zakonshme që klubi të largonte dhe afronte lojtarët çdo sezon, por pas triumfit të dy Champions Leagueve në vetëm tre vite klubi mendon se e ka gjetur “çelësin” e asaj që deshiron dhe që duhet të jetë.

Në më pak se tre ditë deri në mbylljen e tregut te transferimeve, Reali po aplikon filozofinë e “asaj që reflekton dhe po ka efekt dhe që nuk ka asnjë arsye për tu prekur” e që është në rrugë të mbarë që të ketë sukses në Real Madrid. Kjo shpjegon se pse nuk ka pasur nënshkrim në dy muajt e fundit, përveç Moratas, Asensios dhe Coentraos – e që realisht kanë qenë lojtarë të klubit Madrilen sepse ishin vetëm të huazuar në ekipet e tyre përkatëse. Sjellja në ekip e një lojtari të ri do të sillte një ‘përçarje’ në këtë ekip që ka në dispozicion Reali.

Ajo me çka është marrë kryesia e Realit këta muaj merkatoje është rinovimi i kontratave me yjet e tyre.

Reali po i BLINDON një nga një lojtaret kryesor: Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Danilo Carvajal kanë kontrata të bujshme me Realin, dhe tani qëllimi është rinovimi i kontratave të lojtarëve si Cristiano, Bale, Modric, Kroos, Pepe dhe madje edhe të Iscos.

Ky është një mesazh i qartë nga kryesia: “I DUAM KËTA LOJTARË EDHE PËR DISA SEZONE TEK REALI”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online