Transferimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi është gjithnjë e më pranë dhe Reali nuk ka ndërmend të futet në garë se kush ofron pagë më të lartë, duke parë se ylli portugez dëshiron të largohet edhe për faktin se ka hatërmbetje me presidentin madrilen Florentino Perez.
Ky i fundit e ka të qartë që Ronaldo është në vitet e fundit të karrierës dhe po sheh alternativat. Natyrisht, Nejmar apo Mbape është ëndrra e verës, por ndërkohë i pari që do të bashkohet me Realin nga emrat e mëdhenj që qarkullojnë në treg është Sergej Milinkoviç-Saviç.
Serbi i Lacios nuk është roli i Ronaldos, por ka kohë që ndiqet nga Reali dhe është vetëm 23 vjeç, perfekt për rinovimin e menduar të kampionët e Europës.
Lacio kërkon 155 milionë euro, Reali ofron 135 dhe po bisedon me agjentin e mesfushorit, i cili do të kalojë në Madrid sapo të mbyllet Ronaldo-Juventus. Një prezantim i trajnerit Lopetegi me Milinkoviç-Saviç në krah, pa harruar talentet e blerë nga Brazili, në pritje të një emri të madh nga PSG, me siguri do të bënin të harrohej shpejt Ronaldo.