Real rekordesh, edhe me… Majoral në sulm!

Pas dy barazimesh rresht, Reali ka reaguar dhe Zinedin Zidan ka bërë magjinë e radhës, duke nxjerrë nga cilindri Borha Majoral, një sulmues që zakonisht shërben sa për numër. Megjithatë, pa Ronaldon dhe Benzemanë, i erdhi dita edhe djaloshit, i cili u bë vendimtar në fitoren 3-1 që Reali arriti kundër Real Sociedadit.

San Sebastiani është një fushë ferri dhe këtë sezon Sociedad ka shkëlqyer, por Reali bëri gjithçka mirë, sidomos falë mesfushës ku Isko, Modriç e Asensio dhuruan spektakël, duke dominuar lojën.

Në sulm Majoral preku shumë pak topa, i duhej të lëvizte pa fund që ndokush t’ia pasonte topin, por  në minutën e 19-të u gjend në vendin e duhur dhe shënoi.

Kevin Rodriges barazoi për vendasit në minutën e 29-të, por po ai u bë protagonist negativ, kur devijoi në portën e vet gjuajtjen e Majoralit në të 36-tën.

Në Anoeta shënon shpesh Geret Bejl dhe uellsiani u zgjua në pjesën e dytë, duke mbyllur ndeshjen në minutën e 61-të.

Pikë të arta, por edhe një rekord: Real Madrid ka shënuar në 73 ndeshje zyrtare rresht (seria ka nisur ndaj Sociedadit vjet), duke barazuar rekordin botëror të Santosit të Pelesë, duke arritur shifrën e 73 ndeshjeve zyrtare radhazi në të cilën ka gjetur rrugën e rrjetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online